Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot kanë vizituar Parkun e Biznesit në këtë komunë.
Kurse Ramiz Lladrovci, vuri në dukje se Parku i Biznesit në Drenas, është shembull i mirë i të bërit biznez, duke theksuar përkushimin e tij për të mbështetur prodhimtarinë vendore.
“Komuna e Drenasit do të jetë në shërbim të bizneseve dhe krijimit të kushteve për funksionimin sa më të lehtë të tyre, duke iu qëndruar pranë dhe duke hequr çdo pengesë të mundshme burokratike”, tha Lladrovci.