Site icon PrishtinaPress

Veseli në Drenas dhe Dragash: Ne marrim përgjegjësi sepse e dimë ku duam të arrijmë

Në takim me strukturat e reja në Degën e Partisë Demokratike në Drenas, kryetari Kadri Veseli, ka thënë se Drenasi është djepi dhe bazamenti i forcës së PDK-së.

Veseli ka thënë se një numër i madh i qytetarëve i besojnë PDK-së, pasi që kjo e fundit nuk ikë nga përgjegjësitë, transmeton Klan Kosova.

“Unë pres gatishmëri nga të gjithë për t’iu prirë edhe më tej proceseve të mira për vendin dhe qytetarët”, ka theksuar Veseli.

Ai ka thënë se procesi zgjedhor ishte tejet demokratik, me pjesëmarrje masive dhe cilësi të organeve të përzgjedhura në Drenas dhe degët tjera gjithandej vendit, duke ruajtur strukturat, por edhe duke sjellë kuadër të ri dhe udhëheqës të rinj në degë dhe nëndegë.

“Do të eliminojmë çdo parregullsi e fenomen korruptiv. Në të njëjtën kohë do të zhvillojmë politika inkurajuese, ta bëjmë Kosovën si vendet e BE-së, përmes vizionit të qartë të ndërmarrësisë, njerëzve inovatorë e punëtorë, ndërmarrës, fermerëve e edukatorëve. Ky duhet të jetë drejtimi ynë”.

“Serbia duhet të përgjigjet, këtu në mes të Drenicës, flakët e luftës e kanë munduar më së shumti. Ne nuk duhet të jetojmë në frymën e konfliktit por ne në Ballkanin perëndimor, kemi perspektivë, duhet të marrim përgjegjësi, në rend të parë PDK-ja, duke respektuar të drejtat e serbëve, por edhe duke u kujdesur për Luginën e Preshevës”.

“Të kemi prodhime vendor dhe punësim. Ndërmarrësit tanë të kenë perspektivë, këtë ne mund ta arrijmë. Jemi krenar për të kaluarën, të përgjegjshëm për sukseset dhe gabimet, por jemi të vendosur për një Kosovë perëndimore, të zhvilluar, ku njerëzit jetojnë edhe me mirë”.

“Fenomenet negative do t’i godasim rëndë, ne nuk mund, të mbesim peng, duhet t’i japim mundësi njerëzve të cilët vërtet e duan vendin, perspektivën, zhvillimin për vendin si prioritet. Sundimi i ligjit duhet të jetë më i fortë se secili indvid. Duhet me i dhënë shans secilit, por edhe do të luftojmë për të drejtat tona”.

Exit mobile version