1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Veseli në Ditën e tolerancës: Të distancohemi nga urrejtja, e ta kultivojmë tolerancën

Në Ditën ndërkombëtare të tolerancës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ngjarjet pakëndshme të periudhës së fundit në jetën politike të Kosovës e kanë bërë të nevojshme që të ritheksohet dhe kultivohet toleranca në vendin tonë.
Ai tha se duhet që të gjithë të distancohemi nga gjuha e urrejtjes, paragjykimet dhe dhuna, e të ndërtojmë sa më shumë ura mes njerëzve dhe të hapim kanale komunikimi mes atyre që mendojnë ndryshe.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, e cila është një vlerë që duhet të qëndrojë në themel të shoqërisë sonë. Ngjarjet e pakëndshme të periudhës së fundit të jetës politike të Kosovës e kanë bërë të nevojshme për ne që të ritheksojmë dhe kultivojmë tolerancën në vendin tonë.
Ne duhet të përpiqemi edhe më shumë që të ndërtojmë një shoqëri sa më dinjitoze, që i përqafon plotësisht vlerat e liberal-demokracisë dhe që e sheh pluralizmin si pasuri, e jo si pengesë.
Një shoqëri ku dallimet e qëndrimeve, bindjeve dhe opinioneve trajtohen me dialog dhe mirëkuptim dhe ku qytetarë të përkatësive të ndryshme jetojnë në harmoni dhe në respekt të ndërsjellë për njeri-tjetrin.
Prandaj, duhet që të gjithë të distancohemi nga gjuha e urrejtjes, paragjykimet dhe dhuna, e të ndërtojmë sa më shumë ura mes njerëzve dhe të hapim kanale komunikimi mes atyre që mendojnë ndryshe”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img