Fjalimi i plotë i kryetarit Kadri Veseli:
Të nderuar delegatë në Konventën zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës.
Të nderuar të rinj e të reja që sot merrni pjesë në këtë ngjarje të madhe për rininë e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Më lejoni,
– që në këtë ditë solemne për ju,
– për Partinë Demokratike të Kosovës,
– dhe për të gjithë të rinjët e të rejat e Kosovës,
– në emër të Partisë Demokratike të Kosovës,
– të ju përgëzoj për angazhimin që keni bërë gjatë gjithë procesit zgjedhor në Rininë Demokratike.
Nuk është mburrje kjo që do të them.
Është fakt objektiv:
Na keni treguar neve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës se me plot meritë e mbani këtë emër: Rinia Demokratike e Kosovës.
Keni qenë shembull i pashoq i një procesi të pastër demokratik, të hapur, transparent, garues, gjithëpërfshirës dhe përfaqësues, mbi të gjitha.
si askush tjetër, keni dëshmuar që e meritoni të jeni zëri i të rinjëve të Kosovës,
Ashtu siç ka qenë gjithmonë Rinia Demokratike e Kosovës. Ashtu siç është vetë Partia Demokratike e Kosovës,- zëri ma autentik i qytetarëve të Kosovës.
Pjesëmarrja masive e të rinjëve në këtë proces zgjedhor ka dëshmuar fuqishëm se të rinjët e Kosovës:
– I besojnë Partisë Demokratike të Kosovës,
– I besojnë vizionit të saj për vendin dhe duan të jenë pjesë e tij
– I besojnë vizionit për rininë që ka Partia Demokratike e Kosovës dhe duan ta begatojnë edhe më shumë këtë vizion.
– I besojnë Platformës tonë të përbashkët për Dekadën e Re.
Dikush, që sot nuk është ende në rradhët tona, me të drejtë mund të pyes: po çfarë është Dekada e Re?
Mbi të gjitha dhe parasegjithash :
Dekada e Re është rinia në lidershipin e vendit.
Dekada e Re është rinia në vendimmarrje dhe inovacion.
Dekada e re është potenciali i të rinjëve, – forcë e transformimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Dekada e Re është rruga e përparimit të shtetit të pavarur e Sovran të Kosovës, nën lidershipin e vendosur të Partisë Demokratike të Kosovës.
– Të nderuar delegatë në Konventën zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës.
– Të nderuar të rinj e të reja, që sot merrni pjesë në këtë ngjarje të madhe për rininë e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
I gjithë procesi zgjedhor në Rininë Demokratike të Kosovës, dhe sot kurorëzimi i tij me këtë konventë madhëshore, na dëshmon se sa mbarë ka filluar Dekada e Re, e, sa të sigurtë e kemi rrugën përpara si shtet e shoqëri.
Nuk ka forcë që mund ta ndalojë një vend kur fatin e tij e marrin në duar të rinjët.
E gjithë historia jonë kombëtare e dëshmon këtë. E dëshmon e tashmja dhe do ta dëshmoj edhe e ardhmja.
Ky është një ligj madhështor i vetë jetës njerëzore. Kosova sot i beson vetes, sepse u beson të rinjëve të saj.