1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Muri të largohet sa s’është bërë vonë

Kryetari i Kuvendi të Kosovës dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se muri në veri të Mitrovicës pranë urës mbi lumin Ibër, duhet të largohet nga ata që e ndërtuan, sepse po nuk ndodhi kështu atë do ta rrëzojnë institucionet e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Veseli pohoi se muri duhet të largohet “sa nuk është bërë vonë”.
“Nuk është mirë që kjo të jetë si kambanë alarmi”.
“Muri duhet të largohet sa më shpejt. Në qoftë se muri nuk largohet brenda kohës së caktuar, atëherë ne do të veprojmë si institucione dhe do ta rrënojmë”, ka thënë Veseli.
“Kemi bashkëbiseduar me kryeministrin dhe me presidentin, nuk kemi dashur në asnjë moment ta politizojmë këtë çështje, për hir të popullzimit”.
“Muri do të rrënohet dhe mirë është të rrënohet nga ata që e kanë ndërtuar”
Veseli e quajti të paligjshëm e të turpshëm murin në Veri.
“Asnjë nga ne nuk e ka dashur këtë muri. Ai është marre shumë e madhe dhe e rëndë. Muri është jo vetëm i papranueshëm, por edhe turp”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img