Site icon PrishtinaPress

Veseli: Muret i takojnë të së kaluarës, Kosova e drejtuar kah e ardhmja

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar pas rrënimit të murit në Veri të Mitrovicës, ndërsa ka kërkuar nga të gjithë qytetarët dhe faktori politik që të mos bien pre e asnjë provokimi e as nxitjeje.

Veseli ka shkruar në profilin e tij në Facebook se muret i takojnë të së kaluarës, ndërsa Kosova është e drejtuar kah e ardhmja.

“Rrëzimi i murit në Mitrovicë është qëndrim yni se Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i Kryeparlamentarit Veseli:

Rrëzimi i murit në Mitrovicë është qëndrim yni se Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj. Ky nuk ishte një veprim për politika ditore, por një përkushtim i palëkundur se Kosova është një dhe si e tillë ofron mundësi për të gjithë qytetarët, pa dallim. Muret i takojnë të së kaluarës, ndërsa Kosova është e drejtuar kah e ardhmja.

Qëndrimi im, që nga dita e parë, ka qenë se s’do ta shfrytëzojmë murin për retorika nacionaliste, por se ai do të largohet për shkak të qytetarëve tanë në jug dhe në veri.

Rrënimi i murit, në mënyrë krejtësisht të qetë, tregon sa i rëndësishëm është dialogu i brendshëm. Për këtë, jam i lumtur dhe kërkoj nga të gjithë qytetarët dhe faktori politik që të mos bien pre e asnjë provokimi e as nxitjeje.

Exit mobile version