Site icon PrishtinaPress

Veseli mesazh Mustafës: Mos u shqetëso për lidhjet e mija me Amerikën, por për lidhjet e tua me një anti-amerikan, si Kurti që e izoloi Kosovën

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa nga Suhareka ku partia e tij ka mbajtur tubimin zgjedhor.

Ai i ka thënë Mustafës se nuk duhet të shqetësohet për amerikanizimin dhe lidhjet e Veselit me SHBA, por të shqetësohet për koalicionin që po përpiqet të krijojë me një anti-amerikan sikurse është Albin Kurti.

“Ditët e fundit oponentët tanë kanë filluar të egërsohen, por unë i them veçmas Isa Mustafës, që nuk duhet të shqetësohet për amerikanizimin tim, sepse populli i Kosovës është më pro amerikani, por duhet të shqetësohet për koalicionin e korrupsionit dhe izolimit që ai po përpiqet të krijoj me një anti-amerikan që e përfaqëson Kurti”, ka thënë Veseli.

Ai më tej ka shtuar se “më 6 tetor do të votohet vetëm për një parti që ka vizion perëndimor dhe që ka vizion euroatlantik”.

Para përkrahësve të shumtë, Veseli ka ftuar të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë sepse në qeverisjen e tij si kryeministër do të jetë prioritet ndërtimi i një të ardhme më të mirë për të gjithë në Kosovë.

Exit mobile version