
Ai në një postim në facebook ka shkruar se Ushtria e Kosovës do t’i kontribuojë paqes në rajon
“Projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, të cilin e pranova sot, do ta procedojmë në Kuvendin e Kosovës duke respektuar të gjitha procedurat. Kosova ka nevojë për rrumbullakimin dhe formësimin e identitetit të saj shtetëror. Me Ushtri, ne do t’i kontribuojmë paqes në rajon”, ka shkruar Veseli.