Site icon PrishtinaPress

Veseli me Senatorin Ron Johnson: Kosova e gatshme për fazën finale të dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot në Senatin Amerikan, senatorin Ron Johnson me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend e rajon, me theks të veçantë për fazëm finale të dialogut Kosovë-Sebi.

Senatori Johnson tha se SHBA-të janë gjithmonë përkrah Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euro atlantike.

“Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia ti kthehen dialogut sa më parë dhe të arrijnë marrëveshjen e obligueshme.

Rasti i Maqedonisë dhe Greqisë është shembull që duhet ndjekur se kur ka vullnet politik mund të arrihet marrëveshje përfundimtare”, tha Senatori Johnson.

Nga ana e tij, Kryeparlamentari Veseli falënderoi Senatorin Johnson për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Kosovës. “Republika e Kosovës dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje të obligueshme për njohjen reciproke.

Ky është opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet të përhershëm në rajon.

Pavarësisht dallimeve të brendshme, nërapprt me dialogun, Republika e Kosovës është e gatshme për fazën finale të dialogut”, ka thënë Veseli.

Exit mobile version