Site icon PrishtinaPress

Veseli: Mbështes hetimin e listave të veteranëve, t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se do ta përkrahte një komision për të hetuar pretendimet se janë fryrë listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë debatit që u bë në seancën e sotme lidhur me një pikë të një rezolute të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kërkohet formimi i një komisioni për këtë çështje, Veseli kërkoi që kjo çështje të trajtohet si e ndarë

Sipas tij, duhet të kursehen goditjet ndaj luftëtarëve të UÇK-së, por edhe duhet t’i shkohet deri në fund qartësimit të saj.

“Nuk është mirë që të manipulohet më këtë çështje, sepse pastaj po goditen luftëtarët e ata që kanë manipuluar po mbeten anash. T’ia nisim nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, e ta shohim a i kemi familjarët tanë në këto lista. E pastaj të shkohet tek ata që e kanë sha UÇK-në, se lëre më që nuk kanë qenë në luftë. Unë e jap nënshkrimin i pari për formimin e këtij komisioni”, ka thënë Veseli.

Exit mobile version