Site icon PrishtinaPress

Veseli mban fjalën, hiqet muri para pavarësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka reaguar nga Shtetet e Bashkuara dhe ka përshëndetur nisjen e heqjes së murit në Veri të Mitrovicës. Kreu i Kuvendit kishte deklaruar javë më parë se muri ilegal, i ndërtuar nga serbët, do të hiqet më së largu në fillim të muajit shkurt, para përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës.

I ndodhur në SHBA për takime të shumta me zyrtarë të lartë amerikanë, Veseli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se mure ndarëse nuk do të ketë në Kosovë. “Komunikimi dhe lëvizja e lirë, krahas zhvillimit ekonomik, frymës demokratike dhe shtetit ligjor, do të jenë vendosmëri e institucioneve dhe qytetarëve tanë në shtetin tonë të pavarur, Republikën e Kosovës. Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar dhe i lirë në lëvizje dhe qendër e emancipimit qytetar në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Ai ka falënderuar Përfaqësuesen e BE-së dhe Ambasadorin e SHBA-së për kontributin e jashtëzakonshëm për zgjidhjen e çështjes që lidhet me murin. “Qytetarët e Mitrovicës dhe të tërë Kosovës duhet të besojnë në shtetin e tyre dhe në rrugëtimin euroatlantik”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në Facebook./PrishtinaPress.eu/

Exit mobile version