-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Marrëdhëniet me Norvegjinë, vlerë e veçantë për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende, me të cilin bisedoi për raportet që të dy shtetet kanë ndërtuar midis tyre, si dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të tyre, në interes reciprok.

Kryetari Veseli e njohu kryediplomatin norvegjez me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në veçanti me jetën parlamentare.

Veseli e falënderoi ministrin Brende për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, ndërsa theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, ashtu edhe procesin euro-integrues dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore me Norvegjinë, Veseli i konsideroi si vlerë të veçantë për Kosovën, të cilat, sipas tij, kanë ndikim pozitiv në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Ministri i jashtëm norvegjez, Borge Brende, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë e veçantë që gjendet për vizitë në Kosovë dhe për zhvillimet pozitive në vendin tonë.

Kreu i diplomacisë norvegjeze konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për Kosovën dhe aspiratat e saj euro-atlantike, duke e konsideruar këtë si rrugën e vetme për të gjithë rajonin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img