Site icon PrishtinaPress

Veseli: Liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejtë, Kosova e meriton

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një konferencë për media pas mbledhjes, ka folur edhe një herë për liberalizimin e vizave si dhe vizitat që do t’i realizojë në shtetet e Europës për këtë çështje.

Ai ka bërë të ditur se që nga 7 qershori do të niset për vizitë në Austri dhe në Strasburg të Francës.

Veseli po ashtu ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe një gjë e tillë do të ndodhë shpejtë.

Exit mobile version