Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot është kthyer nëpër shtigjet e shkeluta nga mijëra ushtarë të lirisë.
“Për të kujtuar e nderuar sakrificën e bërë nga ushtarët e lirisë dhe me rastin e 20 vjetorit të çlirimit, kam ideuar përgatitjen dhe markimin në mënyrë profesionale të njërit prej shtigjeve kryesore të përdorura nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës për t’u furnizuar nga Republika e Shqipërisë”, ka shkruar mes tjerash ai.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Sot u ktheva nëpër shtigjet e shkelura nga mijëra ushtarë të lirisë, i shoqëruar nga disa bashkëluftëtarë dhe të rinj.
Bëmë homazhe te lapidari i dëshmorëve dhe kujtuam ato kohë të vështira por shumë të lavdishme.
Për të kujtuar e nderuar sakrificën e bërë nga ushtarët e lirisë dhe me rastin e 20 vjetorit të çlirimit, kam ideuar përgatitjen dhe markimin në mënyrë profesionale të njërit prej shtigjeve kryesore të përdorura nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës për t’u furnizuar nga Republika e Shqipërisë.
“Shtegu i UÇK-së” do të bëhet një vend marshimi, traditë edukative e frymëzuese për forcat e armatosura, shkollat, institucionet tjera publike dhe mbarë popullin tonë.