9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli kujton kohët më të vështira të UÇK-së, kthehet nëpër shtigjet e mijëra ushtarëve të lirisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot është kthyer nëpër shtigjet e shkeluta nga mijëra ushtarë të lirisë.Veseli është shoqëruar nga bashkëluftëtarë dhe të rinj, derisa ka bërë homazhe edhe tek lapidari i dëshmorëve duke kujtuar kohët e vështira.

“Për të kujtuar e nderuar sakrificën e bërë nga ushtarët e lirisë dhe me rastin e 20 vjetorit të çlirimit, kam ideuar përgatitjen dhe markimin në mënyrë profesionale të njërit prej shtigjeve kryesore të përdorura nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës për t’u furnizuar nga Republika e Shqipërisë”, ka shkruar mes tjerash ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot u ktheva nëpër shtigjet e shkelura nga mijëra ushtarë të lirisë, i shoqëruar nga disa bashkëluftëtarë dhe të rinj.

Bëmë homazhe te lapidari i dëshmorëve dhe kujtuam ato kohë të vështira por shumë të lavdishme.

Për të kujtuar e nderuar sakrificën e bërë nga ushtarët e lirisë dhe me rastin e 20 vjetorit të çlirimit, kam ideuar përgatitjen dhe markimin në mënyrë profesionale të njërit prej shtigjeve kryesore të përdorura nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës për t’u furnizuar nga Republika e Shqipërisë.

“Shtegu i UÇK-së” do të bëhet një vend marshimi, traditë edukative e frymëzuese për forcat e armatosura, shkollat, institucionet tjera publike dhe mbarë popullin tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img