1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Kosova sakrifikoi shumë për demokracinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka thënë se Kosova ka sakrifikuar shumë që të jetë vend i lirë, i pavarur dhe demokratik.
Ai të enjten gjatë shënimit të “Ditës së Demokracisë”, është shprehur se kjo është arritur në sajë të përpjekjeve të gjeneratave të tëra kosovare, duke mos harruar ta përmendë edhe ndihmën e vendeve mike të Kosovës në procesin e demokratizimit të vendit.
“Qytetarët e Kosovës janë krenarë që e festojnë ditën e Ndërkombëtare të Demokracisë. Kemi dhënë shumë për këtë ditë si popull dhe kemi arritur sukses falë angazhimit dhe sakrificave të gjeneratave të tëra, dhe ndihmës së partnerëve tanë ndërkombëtarë, në veçanti të përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kemi gabuar shumë gjatë kësaj kohe dhe duhet të mësojmë nga SHBA-të. Kemi nevojë që të përmirësojmë gabimet”, është shprehur Veseli, transmeton Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka thënë se në qëllimet shtet-ndërtuese, Kosova s’do të ketë të ndalur.
“Nuk ka forcë e as nuk ka qëllim që na ndalë drejt rrugës tonë të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img