12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Kosova nuk është projekt i përkohshëm, por është vepra më e madhe e popullit tonë (LIVE)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se ai nga diskutimi me qytetarët e di shumë mirë se çka i duhet vendit. Në këtë pikë ai ka renditur prioritetet e tija. Ka thënë se Kosova nuk është projekt i përkohshëm por projekti më i madh i popullit të Kosovës.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/752014004973808/

 

Veseli rendit prioritetet e tij

“Qëllimet e mija për të cilat jam në politikë janë të qarta :

Kosova shtet me ekonomi prodhuese, e jokonsumuese.

Kalimi nga vend supermarketesh, në një vend fabrikash.

Nga një vend fermerësh të vegjël, që mezi mbijetojnë, në një vend që konkurron në tregjet e huaja me prodhimet e veta bujqësore.

Nga një vend, ku rritja ekonomike vjen nga investimet publike, në një vend ku zhvillimi buron nga sektori privat e minerar.

Nga një vend, ku roli i gruas në ndërmarrësi shihet me mëdyshje, në një vend ku ndërmarrësia e tyre transformon jo vetëm familjen në emancipim dhe zhvillim, por tërë shtetin tonë!

Nga një vend, ku shumë të rinjë enden rrugëve të papunë, në një vend ku të diplomuarit e rinjëkrijojnë punë dhe vende pune!”, deklaroi Veseli.

Veseli: Nuk e mendoja se një ditë do të behesha politikan

“Nuk e mendoja se një ditë do të bëhesha ushtar apo politikan.

Por rrjedha e jetës na çoi para sfidave të cilat vendosëm t’i përballojmë me guxim”, tha ai para simpatizantëve në Konventen festive të PDK-së. Ai tha se mësimi që ka marrë nga jeta është mbeshtetja që duhet dhënë njëri-tjetrit.

Tutje Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë gjatë fjalimit të tij në Konventën festive se në 9 vite pavarësi Kosova ka pasur një progres të jashtëzakonshëm por sipas tij, shteti i ri mund të bëjë shumë më shumë.

Ai ka përmendir ndërtimin e infrastrukturës moderne, autostradat, aeroport modern, ndërtimin e qindra shkollave, çerdheve, spitaleve, ngritjen e pagave të mësimdhënësve, mjekëve e gjithë punonjësve publikë.

“Por, të dashur miq, a është e gjithë kjo e mjaftueshme? A mundemi të bëjmë më shumë?! unë synoj zhvillim më të shpejtë për vendin tonë. Unë i kam kuptuar mirë shqetësimet e qytetarëve dhe kam vendosur të mos pres!”, ka deklaruar Veseli.

Kreu i PDK-se, Kadri Veseli ka thënë se nga degjimi me qytetarë ka mësuar një gjë shumë të rendësishme.

“Qytetarët mendojnë se politika dhe politikanët, më shumë se sa të merren me problemet e popullit, po merren me njëri-tjetrin.

Në vend se të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, politikanët janë duke u krijuar probleme të reja atyre dhe vendit.

Kjo sjellje politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Gjithë këto javë, kam parë hendekun e thellë mes asaj çka duan qytetarët dhe asaj çfarë bëjnë politikanët në debatet e tyre shterpe në ulëset e Kuvendit, në qeveri apo studiot televizive.

Ky hendek është krijuar sepse politikanët janë ndalur së dëgjuari popullin.

Por, ditët e kësaj politike kanë përfunduar!

Qytetarët nuk janë për politikën, por politika është për qytetarët.

Ne jemi parti që dëgjojmë qytetarët dhe veprimet tona do të vendosen nga nevojat e tyre!”, ka thënë Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img