Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë gjatë fjalimit të tij në Konventën festive se në 9 vite pavarësi
Kosova ka pasur një progres të jashtëzakonshëm por sipas tij, shteti i ri mund të bëjë shumë më shumë. Ai ka përmendir ndërtimin e infrastrukturës moderne, autostradat, aeroport modern, ndërtimin e qindra shkollave, çerdheve, spitaleve, ngritjen e pagave të mësimdhënësve, mjekëve e gjithë punonjësve publikë.
“Por, të dashur miq, a është e gjithë kjo e mjaftueshme? A mundemi të bëjmë më shumë?! unë synoj zhvillim më të shpejtë për vendin tonë.
Unë i kam kuptuar mirë shqetësimet e qytetarëve dhe kam vendosur të mos pres!”, ka deklaruar Veseli.