Site icon PrishtinaPress

Veseli: Kosova më së miri e kupton paqen e fituar me rënien e mijëra dëshmorëve

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se vendi ynë është shumë paqësor dhe se sot kujtohen vendet që iu mungon paqja.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se qytetarët e vendit më së miri e kuptojnë rëndësinë që ka paqja e arritur me rënien e mijëra dëshmorëve.
Lexoni postimin e plotë:
“Ne qytetarët e Kosovës e kuptojmë më së miri rëndësinë e paqes, pasi deri në arritjen e saj kanë rënë mijëra dëshmorë dhe shumë plagë ende janë të hapura nga lufta. Ne jemi popull paqësor dhe pikërisht sot në ditën ndërkombëtare të paqes, kujtojmë qytetarët e vendeve që ju mungon paqja dhe lutemi për paqe në gjithë botën.”(sic)

Exit mobile version