Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot priti në takim njoftues shefen e re të Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Ai tha se pret që shumë shpjet të kemi një vendim pozitiv për vizat ndërsa si Kuvend premton se do t’i kryejnë të gjitha obligimet.
“Është një barrë për Be që populli më evropian të mos ketë të drejt lëvizje të lirë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat por ne do ti kryejmë të gjitha obligimet që kemi”, tha kryetari i kuvendit Kadri Veseli.
Ndërsa shefja e re e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se Kosove ështe pjesë e shoqerise europiane . Sa i përket vizave ajo tha se Kosova është në fundin të rrugës dhe se pret nga Kosova që të përmbush kushtin e mbetur.
“Jemi të interesuar për të zbatuar marrëveshjen e MSA dhe për këtë do të punojmë së bashku”, tha shefja e re e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.