-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Kosova e meriton liberalizimin

Kryekuvendari Kadri Veseli, priti sot në takim komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimit evropian dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces.
Veseli potencoi angazhimet dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e obligimeve që ato kanë para vetes, si në proceset integruese, ashtu edhe në zhvillimin e brendshëm, të identifikuara edhe në Raportin e Progresit.
Kreu i parlamentit tha se Kosova po punon maksimalisht, së bashku me partnerët e saj, në avancimin e reformave evropiane për Kosovën, forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Duke e konsideruar të padrejtë izolimin i cili vazhdon t’u bëhet qytetarëve të Kosovës, kryeparlamentari e cilësoi të ngutshme nevojën e heqjes së vizave nga ana e Bashkimit Evropian.
Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe tha se vizita e tij në Kosovë dëshmon vendosmërinë për përkrahje që ka Bashkimi Evropian për Kosovën.
Ai tha se Brukseli zyrtar është i hapur për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Kosovës dhe pret nga Prishtina zyrtare që të zbatojë të gjitha kriteret e kërkuara për procesin e liberalizimit të vizave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img