3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Veseli komenton videon: Kjo është bombë e planifikuar dhe njollë për vendin tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka folur lidhur me një video që po qarkullon në media ku shihen dy persona të dyshuar për fajde, derisa përmendin edhe emrin e Veselit.

Sot kryeparlamentari ka theksuar se askush nuk do të kursehet nga drejtësia dhe se ky rast do të zbulohet tërësisht si qëndron e vërteta, raporton Indeksonline.

“Në këtë kuvend kam deklarua edhe një herë, vëllai im po të jetë i involvuar në krim do të shkoj deri në fund. Unë jam duke bërë procese edhe në PDK dhe do ti shkoj deri në fund që njerëzit e korruptuar, ata që mund të na korruptojnë, mos të jenë në mes nesh. Përjetë kam qenë i gatshëm dhe jam i gatshëm, gjashtë vite po flitet dhe po thuhet që është parashtruar lënda. E unë si qytetar i Kosovës pse mos të pyetem për këtë rast, kjo po duket si bombë e planifikuar pikërisht tani, do të ketë veprime institucionale, por jo hakmarrëse”, ka thënë Veseli.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm që hapat që po i ndërmerr në procesin reformator dhe shtetëror mund të mos i pëlqejnë dikujt, por se ai nuk do të ndalet.

‘E di që do të ketë sulme, e do të më godasin edhe më shumë, e do të më dëmtojnë. Unë do të bëj më shumë, nuk do të ndalem, sot dola të flas për këtë, por në këtë shtet duhet të funksionoj ligji dhe e drejta, e edhe atyre me kravata e xhepa plot kanë me paguar padrejtësinë dhe gjërat e padrejta që mund tua bëjnë të tjerëve. Edhe djali i kryetarit edhe i fshatarit janë të njëjtë”, ka thënë tutje Veseli.

I pari i Kuvendit ka potencuar se nuk do të ndalet asnjëherë që e vërteta të dal në shesh, duke e quajtur këtë rast si skenë mashtruese, kriminale dhe njollë për vendin.

“Kemi të bëjmë me një jodënim, po shihen eksponentët në video, po shihen paratë duke u numëruar, kjo është e pafalshme. Jemi nisur për të vërteten e vendit tonë dhe nuk do të më ndal asgjë”, ka përfunduar Veseli.

Në një video të publikuar në media shihen personat të cilët kërkojnë 200 mijë euro në emër të Kadri Veselit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img