1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Kaçaniku ka qenë dhe do të mbetet bastion i PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës në kuadër të tubimeve elektorale të ditës sotme ka takuar qytetarët e Kaçanikut. Nga këtu kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së iu tha kaçanikasve se 6 tetori është një referendum, siç tha ai, mes izolimit dhe korrupsionit që paraqesin partitë tjera dhe një qeverie të prodhimit të dijës dhe luftimit të korrupsionit që e paraqet partia e tij.

Lideri i PDK-së para qytetarëve të Kaçanikut po ashtu shpalosi detaje nga programi i tyre qeverisës, teksa tha se qytetarët e kësaj ane do të kenë përkrahje të vazhdueshme.

“6 tetori do të jetë ditë kritike, do të jetë referendum ose do të kemi një Qeveri që e përfaqësojmë ne, Qeveri të luftës pa kompromis kundër korrupsionit. Qeveri e dijës e prodhimit, të ndërmarrësisë. Qeveri e njerëzve të ndershëm dhe e orientuar fuqishëm bashkë me BE-në dhe ShBA-të. Ose një koalicion që është jo parimor dhe shikon vetëm interesat e veta. Një koalicion i korrupsionit dhe izolimit të Kosovës. Ai është koalicioni Mustafa-Kurti, ai koalicion nuk i duhet Kosovës. Kosova nuk ka të ardhme ne një koalicion të tillë”, tha Veseli.

Duke kërkuar mobilizim për të votuar PDK-në, Veseli tha se për gjithë fermerët dhe ata që merren me prodhim do të ketë ulje të taksave, derisa premtoi se tatimi aktual do të zbritet.

“Projekti im është ky, kam me i përkahë me gjithë forcën që më jep zoti dhe qytetarët e  vendit tim, institucioneve të Kosovës dhe fuqisë financiare. Kam me i përkahur deri në fund të rinjtë. Në mënyrë të veçantë të rinjtë inovator, drejt sektorit të teknologjisë së informacionit. Do të përkahi fermerët, bujqit, blegtorët, ndërmarrësit e vogël të mesëm dhe të mëdhenj. Nuk do të ketë asnjë tarifë dhe tatim të ri, do të ketë ulje të tatimit”, tha ai.

E kryetari i komunës së Kaçanikut, njëherësh kryetar i degës së PDK-së në këtë qytet, Besim Ilazi, tha se Kaçaniku ka qenë dhe do të mbetet bastion i tyre.

“Kaçaniku ka qenë dhe do të mbetet bastion  dhe  përkrahës i denjë i PDK-së”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img