Site icon PrishtinaPress

Veseli: Ka veç një të vërtetë për luftën e UÇK-së, kjo e vërtetë do të mbrohet edhe nga Samiu e Remi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas nisjes për në Hagë të Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës, ka deklaruar se është vetëm një e vërtetë për luftën e UÇK-së.

Tutje Veseli ka thënë poashtu se kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij.

Postimi i plotë:

Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: LUFTË E DREJTË NË QËLLIM DHE VEPRIME. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë.

Kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë e mi, bashkëluftëtarët, Samiu dhe Remi, por edhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet!

Exit mobile version