Site icon PrishtinaPress

Veseli: Jemi krenar që populli shqiptar i dha botës Shën Terezen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se sot Shën Tereza shton radhën e shenjtorëve që populli shqiptar i dha botës, duke lartësuar misionin e paqes dhe dashurinë.
“Jemi krenar që nga sot Shën Tereza shton radhën e shenjtorëve që populli shqiptar i dha botës, duke lartësuar misionin e paqes dhe dashurinë. Shën Tereza dhe trashëgimia e saj tashmë janë shenjtëruar! Misioni i saj buroi nga ndjenja më fisnike, e mbrojtur në lashtësinë e traditën e popullit tonë, solidarizim me të pafuqishmin, kujdes për të pambrojturin dhe dashuri për të përbuzurin. Nga sot, ne dhe gjithë bota i përkulemi jetës dhe veprës së saj në dobi të njerëzimit”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Exit mobile version