0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli jashtëzakonisht i lumtur me miratimin e Ligjit për Obiliqin

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka thënë që ndihet shumë i lumtur me miratimin e Ligjit për Obiliqin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veseli, ka përshëndetur miratimin e këtij ligji, ku ndër të tjera ka thënë që qytetarët e Obiliqit do të kenë shërbime shëndetësore shtesë dhe kompensim financiar për problemet që u shkaktohen.
Më poshtë është postimi i plotë i tij.
“Jashtëzakonisht i lumtur që Kuvendi miratoi sot Ligjin për Obiliqin, të cilin e kam shtyrë përpara me këmbëngulje. Qytetarët e zonës së rrezikuar atje kanë vuajtur shumë, për shkak të dëmeve nga eksploatimi i thëngjillit. Tash, atyre do t’u ofrohen shërbime shëndetësore shtesë, energji elektrike me kuotë të ulët dhe kompensim financiar për problemet që u shkaktohen” ka shkruar Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img