1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Italia në krah të Kosovës në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike

Kyetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Presidenten e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, me të cilën biseduan për zhvillimet politike, perspektivën evropiane të Kosovës dhe në mënyrë të veçantë, për marrëdhëniet bilaterale të cilat ekzistojnë midis dy vendeve dhe parlamenteve respektive.

Duke e falënderuar znj. Casellati për vizitën e saj të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës së re, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Republika e Kosovës i konsideron vlerë të veçantë raportet shumë të mira që ka ndërtuar me shtetin italian. Ai tha se këto raporte kanë ndikim pozitiv në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Kryeparlamentari Veseli e ka informuar znj. Casellati se Kosova i ka plotësuar tashmë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe është në prag të marrjes së vendimit pozitiv nga ana e BE-së, ndërsa siç tha ai, në këtë proces, qëndrimi i Italisë është shumë i rëndësishëm.

Nga ana e saj, Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, tha se Italia e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euro- atlantike.

Kryetarja e Senatit italian tha se përpos bashkëpunimit politik dhe atë në fushën e sigurisë, Italia do ta mbështesë Kosovën edhe më shumë në fushën ekonomisë.

“Unë do të jem zëri i Kosovës tek korporatat e mëdha italiane që të vijnë e të investojnë në Kosovë”, tha ajo.

Të dy homologët u dakorduan që marrëdhëniet midis dy parlamenteve të forcohet dhe thellohen edhe më tej, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit parlamentar.

Në fund të këtij takimi, presidentja e Senatit italian e ftoi kryeparlamentarin Veseli për vizitë zyrtare në Romë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img