Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë për herë të parë se insistimin për rrëzimin e qeverisë “Mustafa” e bënë dy deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Anton Quni.
Shefi i Partisë Demokratike të Kosovës theksoi se partia e tij nuk është subjekt që tradhton.
“Vjosa Osmani, Anton Qunin dhe 10 deputetë të tjerë e rrëzuan. E kanë lënë në lloç Isa Mustafën. PDK nuk prenë në besë, këto le t’i mbajnë në vete. Dihet se kush e mban fjalën. E kemi një histori prapa vetes”, është shprehur Veseli në një intervistë për Frontal.