“Ka tetë vite që jemi të vetmit qytetarë pa lëvizje të lirë. E kemi merituar këtë lajm të mirë, ka qenë një punë e madhe deri këtu. Vetëm një deklarim i sotëm i komisionerit Avramapoulous, do të thotë është se është një lajm shumë i mirë për të gjithë ne”, tha Veseli.
Ai shtoi se Kosova do të vazhdojë të punojë vazhdimisht për reformat në drejtësi.
“ Duhet të vazhdojmë të punojmë në vazhdimësi, duhet të punojmë gjithashtu me reformat në drejtësi. Jam i sigurt që Parlamenti Evropian do të votojë pro liberalizimit të vizave. Sot ka qenë një ditë e jashtëzakonshme e cila duhet të gëzojë të gjithë, mirëpo është edhe një obligim, që në dhjetor të kemi liberalizimin e vizave.”,përfundoi Veseli.