Kryetari i Kuvendit, njëherit kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se nëser pa asnjë dallim do të bashkohen deputetët dhe të votojnë ratifikimin e demarkacionit.
Veseli është shprehur i bindur në kalimin e kësaj teme, duke thënë se beson në përgjegjëshmrinë e deputetëve.
“Nesër politika ka rastin që të bashkohet pas asnjë dallim. Kem para vetës një çështje me rëndësi, për forcimin e sovranitetit dhe lirinë e qytetarët tanë, që lidhet me lëvizjen e lirë të shumë pritur drejt BE-së. Nesër do ta kenë parasysh që mbi këtë çështje të mos veprohet mbi inatin dhe debatet e së shkuarës apo kalkulimeve që mund të jene të thjeshta për të ardhmen sektare. Demarkacioni duhet të kalojë, jam shumë i sigurte se do të kaloj në seancë, unë besoj në përgjegjshmërinë e deputetëve, se interesi i qytetarëve është mbi interesin e deputetëve. Te kemi besim dhe shpresë të përbashkët dhe përkrahje që të kaloi ky vendim, që do ti hap prespektive vendit tonë”, është shprehur Veseli.
Vesli ka shtuar se askush nuk ka të drejtë t’i mbajë peng qytetarët.