Kryetari Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili po qëndron në Filadelfia, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se ndonëse Gjeorgjia nuk e ka njohur Kosovën, dy shtetet do të bashkëpunojnë mes vete.
të
“Kisha kënaqësinë të takoj kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, në Konferencën e Lidershipit Global, të organizuar nga NDI në Filadelfia. Ndonëse Gjeorgjia nuk e ka njohur ende Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, megjithatë, biseduam për mundësinë e bashkëpunimit të dy vendeve tona”, ka shkruar Veseli në Facebook./PrishtinaPress.eu