13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: FSK është ushtria më e përgatitur në rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se tani është momenti i duhur që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në Ushtri.

Ai ka thënë se detyrat e kësaj force do të jenë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. “Është momenti i duhur për transformim, pasi atë që po bëjmë sot është përgjegjësi institucionale që e kemi para qytetarëve tonë. Do bëhet një forcë ushtarake e cila do jetrë në shërbim të interesit të atdheut dhe sovranitetit të Kosovës”, u shpreh Veseli për RTK.

Ai këtë vendim e ka cilësuar si institucional, i cili përkon me obligimet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së vlerëson se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete dhe përgatitjet më të mira në rajon.

Veseli tha se kadetët e FSK-së janë më të përgatitur se të gjithë kolegët e tyre nga vendet e rajonit. Prandaj, sipas Veselit ushtria e Kosovës do të prodhojë paqe, stabilitet dhe siguri jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në rajon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img