Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në përurimin e segmentit të tretë të autostradës “Arbën Xhaferi” që lidhë Prishtinën me Shkupin.
Ai ka thënë se Kosova po dëshmohet kampionë e rajonit në komplementimin e infrastrukturës moderne për qytetarët e saj dhe të shteteve fqinje.
“Kosova po dëshmohet kampione e rajonit në kompletimin e infrastrukturës moderne për qytetarët e saj dhe të atyre të shteteve fqinje. Sot përuruam segmentin e parafundit të autostradës Arbën Xhaferi, e cila deri në fund të vitit do të mbarojë deri në Maqedoni. Kosova tanimë po lidhet me të gjitha korridoret rrugore dhe portet detare. Të gjitha këto lidhje dhe udhëtimi pa viza që do të ndodhë së shpejti tregojnë më së miri shkallën e integrimit tonë me vendet evropiane”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.