Kadri Veseli ka treguar për herë të parë një ngjarje interesante nga lufta, kur ka qenë në Tiranë së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari.
Kreu i PDK-së, në emisionin N’Konak të Infokusit i transmetuar në RTV Dukagjini, ka treguar se nga viti 1992 ai dhe Adem Jashari kanë qenë bashkë në Tiranë dhe ka treguar një bashkëbisedim të tyre në banesën e tij.
Veseli është shprehur se Adem Jashari ka qenë i shqetësuar në kohën kur kanë qenë në Tiranë, pasi që ai i kishte lënë fëmijët dhe familjen në Prekaz dhe nuk e ka ditur se a do ta sulmojë Serbia shtëpinë, apo çfarë do të ndodhë me fatin e tij.
“Ishalla na lajnë ka një mashkull gjallë, sa mos me na humbë fara se për neve nuk ka problem edhe me shku”, ka cituar Veseli, fjalët e Adem Jasharit.
Tutje ai ka thënë se Komandanti legjendar i UÇK-së ka qenë burrë dhe nuk ka qenë frikacak, ashtu siç ka qenë burrë ju ka shkuar edhe gjërave deri në fund.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/422877455247354/?t=0