Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se tashmë është e pakuptimtë që Kosovës të mos i hiqen vizat nga Bashkimi Evropian.
Veseli këto komente i bëri në mbledhjen që po mbahet në Prishtinë, në përkujtim të 60 vjetorit të Luftës për Liri dhe Revolucionit Hungarez.
Ndërkaq, ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz, në konferencën e mbajtur në Prishtinë në përkujtim të 60-vjetorit të luftës hungareze për liri dhe Revolucionit Hungarez, tha se në atë kohë Hungaria u rilind.
Markusz tha se populli i tij dhe kosovarët kanë shumë të përbashkëta, sikurse që është lufta për liri e pavarësi.