1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli e Haradinaj, ia “gjuajnë topin” njëri-tjetrit për rrëzimin e qeverisë

Mundësia për të shkuar në zgjedhje së pari filloi të përmendej nga LDK-ja, e cila paralajmëroi edhe inicimin e një mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Por duket se partnerët e koalicionit më shumë po i frikësohen njëri-tjetrit te kjo çështje, sesa partisë së Isa Mustafës.

Dy liderët e partive më të mëdha në koalicion, Veseli e Haradinaj kanë thënë se qeveria mund të rrëzohet vetëm nëse përkrahet nga ndonjëri prej subjekteve që janë në qeveri.

Madje edhe kryeparlamentari edhe kryeministri ia kanë hedhur topin njëri-tjetrit, sa i përket mundësisë që vendi të shkojë në zgjedhje, shkruan lajmi.net.

Kryeministri Haradinaj kohë më parë në një intervistë për T7 kishte thënë se vetëm një njeri mund ta çojë vendin në zgjedhje.

Shefi i ekzekutivit tha se këtë mund ta bëjë vetëm Kadri Veseli.

“Mocionin e LDK-së duhet ta përkrahë ndonjëra prej partive në koalicion. Veç Veselit, vendin në zgjedhje mund ta çojë edhe ndonjë parti opozitare, por që i duhen votat e partive në pushtet”, kishte thënë kryeministri.

E deklaratë pak a shumë të njejtë dha mbrëmë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse dëshiron kryeministri.

“Vetëm Haradinaj mund ta çojë vendin në zgjedhje, kur ai menon se nuk po mund të kryejmë punë”, tha Veseli.

Tutje kryeparlamentari deklaroi se shkuarja në zgjedhje, nuk i bën hajr vendit.

Ndryshe të gatshëm për ta përkrahur mocionin e LDK-së janë shprehur edhe deputetët e VV-së dhe ata të grupit të pavarur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img