Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se ndjehet e turpëruar pas asaj që ndodhi dje në vend me rrëmbimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq, drejtues dhe profesorë të Kolegjit Mehmet Akif. Veseli tha se nuk ishte i informuar më herët sepse do të provonte të ndalte deportimin.
“I kam thirrur të gjithë. Kamj qenë në gjendje që të shkojë edhe në aeroport. Fatkeqësia e tyre ishte se familjarët lajmëruan vonë atëherë kur fati i tyre ishte gatuar”, ka thënë kryeparlamentari.
Veseli ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë më i turpëruar dhe thotë se Kosova dje ka ulur kokën me rrëmbimin e gjashtë shtetasve turq
“Ne krenohemi që nuk i kemi dorëzuar qifutët në luftën e dytë botëore, e cka bëm tani i dorëzuam njerëzit që nuk e dimë ku”, është shprehur Veseli.
“Imagjinoni nëse i mbysin, ku mbetë shteti i pavarur i Kosovës”, ka shtuar ai.
Veseli prej Kuvendit të Kosovës i ka kërkuar falje familjarëve duke marrë fajin përsiper si kryeparlamentar pas ngjarjes që ndodhi dje në vendin tonë.