Nëpërmjet videoje të publikuar në Facebook, Veseli spjegon para studentëve planin e tij, i cili përveç që pritet tu mundësojë qytetarëve marrjen e certifikatave të pronësisë, po ashtu do të jetë plan për luftimin kundër korrupsionit në fushën e ndërtimeve dhe lejeve ndërtimore.
“Çështja e ndërtimeve pa leje dhe ajo e lëshimit të lejeve të reja të ndërtimit janë ndër më problematiket për sa i përket korrupsionit. Me studentë e profesorë të arkitekturës diskutova për Planin Kundër Korrupsionit i cili do eliminojë mundësitë për korrupsion duke legalizuar ndërtesat pa leje dhe krijuar sistemin e centralizuar dhe automatizuar të lëshimit të lejeve elektronike të ndërtimit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.