Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka vazhduar edhe sot me vizita në disa prej bizneseve të suksesshme në rajonin e Vushtrrisë, Vipa Chips dhe Loni Dekor, të cilat me gjithë vështirësitë kanë arritur të rriten e hapin shumë vende pune.
Ai me këtë rast ka thënë se ekonomia e Kosovës rritet vetëm nëpërmjet sektorit privat, i cili nuk mund të lulëzojë nëse ka korrupsion.
Statusi i tij i plotë:
Kam vazhduar edhe sot me vizita në disa prej bizneseve të sukseshme në rajonin e Vushtrrisë, Vipa Chips dhe Loni Dekor, të cilat megjithë vështirësitë kanë arritur të rriten e hapin shumë vende pune. Theksova se ekonomia rritet vetëm nëpërmjet sektorin privat i cili nuk mund të lulëzojë nëse ka korrupsion.
Ne do ta luftojmë korrupsionin në mënyrë që bizneset në Kosovë të zhvillohen edhe më shumë dhe ta ndjejnë përkrahjen e shtetit. Me luftën tonë kundër korrupsionit – gjërat do të bëhen edhe më të lehta për bizneset.
Edhe në planin ekonomik për Kosovën që do të bëhet publik së shpejti, gjithçka fillon me luftën kundër korrupsionit.