-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli bisedon me kreun e partisë çame

Kryetari i Kuvendit te Republikës Kosovës, Kadri Veseli, sot në Tiranë është takuar me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, njofton kumtesa, transmeton koha.net.

Veseli ka falenderuar kreun e partisë çame për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesave të Kosovës në forume dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, duke e konsideruar atë një zë të rëndësishëm të së drejtës së shtetit të Kosovës për t’u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë.

Idrizi, nga ana e tij, u shpreh i nderuar qe pati rastin të pres në takim kreun e Kuvendit të Kosovës, vetëm disa ditë pas shënimit të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img