Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka bërë të ditur se temë diskutimi e këtij takimi ka qenë edhe agjenda evropiane e Kosovës.
Siç u shpreh Veseli, Bashkimi Evropian mbetetet prioriteti bazë i Kosovës.
Veseli tutje tha se BE është treguar e padrejtë me Kosovën në liberalizimin e vizave.
Ky është postimi i Veselit në Facebook:
Me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, me të cilët diskutuam agjendën europiane të Kosovës.
Bashkimi Europian mbetet prioriteti ynë nacional. Por, BE është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’u mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Schengen.
Sa i përket Dialogut, kemi përkushtimin për një marrëveshje finale me Serbinë, që rezulton me njohje reciproke dhe hapje të perspektives së integrimeve euro-atlantike.