1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: BE u tregua e padrejtë me Kosovën në liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka bërë të ditur se temë diskutimi e këtij takimi ka qenë edhe agjenda evropiane e Kosovës.

Siç u shpreh Veseli, Bashkimi Evropian mbetetet prioriteti bazë i Kosovës.

Veseli tutje tha se BE është treguar e padrejtë me Kosovën në liberalizimin e vizave.

Ky është postimi i Veselit në Facebook:

Me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, me të cilët diskutuam agjendën europiane të Kosovës.

Bashkimi Europian mbetet prioriteti ynë nacional. Por, BE është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’u mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Schengen.

Sa i përket Dialogut, kemi përkushtimin për një marrëveshje finale me Serbinë, që rezulton me njohje reciproke dhe hapje të perspektives së integrimeve euro-atlantike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img