-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Veseli bashkëbisedon me studentët (FOTO)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar të martën në Pejë me studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” si dhe ka dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre për përmirësimin e kushteve gjatë studimeve dhe për të ardhmen e tyre pas përfundimit të studimeve.

Studentët kërkuan që të kenë më shumë mbështetje institucionale, duke filluar nga bursat që u takojnë dhe hapësirë për punë praktike gjatë pushimeve verore.

Studenti Valmir Zogaj kërkoi që studentët e Pejës të kenë kampua universitar sikur kolegët e tyre në vendet evropiane.

“Kampusi universitar është i domosdoshëm për mësimnxënien tek studentët sepse universitetet më prestigjioze ose universitetet evropiane kanë 5 metra katrorë për 1 student”.

Ndërsa studenti Diedon Morina propozoi futjen e një lënde të re nëpër të gjitha universitetet e Kosovës.

“Në të gjitha universitetet e Kosovës të formohet një lëndë që të merret për vetëdijesimin e tregut të punës, pra më shumë për vetëpunësim”, tha Morina.

Pasi dëgjoi idetë e studentëve, kryetari Veseli tha se propozimet e dhe idetë e tyre do t’i shërbejnë për ndërtimin e platformës së re të zhvillimit ekonomik të vendit, përmes të cilit mund të përmirësohen edhe kushtet e studentëve por edhe hapja e vendeve të reja të punës.

“Ajo çfarë gjithëve sot po na mundon është kjo të cilën shumica prej jush, në një formë apo një formë tjetër e trajtuat, është mungesa e mjaftueshme e zhvillimit ekonomik e cila do të arrinte ta absorbonte fuqinë punëtore e cila nuk është vetëm fuqi krahu por është edhe inovative”, tha Veseli.

Pas turit të dëgjimit me studentët pejanë, kryetari Veseli ka zhvilluar një bashkëbisedim edhe me qytetarët e komunitetit egjiptas për të dëgjuar shqetësimet dhe idetë për të ardhmen e tyre në Republikën e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img