Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Vesa Smolica, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Njësoj” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip mjaft të veçantë.
Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet artistja shqiptare, gjersa për producimin është kujdesur Mixey.
Vesa Smolica (Foto: YouTube)
Bukuroshja nga Gjakova vjen me një paraqitje të mrekullueshme në klip, duke marrë vëmendje me disa prej dukjeve atraktive që ka shfaqur.
Kënga ndërkohë është e disponueshme edhe në kanalin zyrtar të Vesës në YouTube.
Pak pas lansimit, 30 vjeçarja mori reagime të shumta rreth këngës e po ashtu edhe për paraqitjen tërheqëse.