Site icon PrishtinaPress

Versioni i policisë për plagosjen e sotme në Prishtinë

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka dhënë detajet e plagosjes së një personi që ka ndodhur sot herët në mëngjes në njërin nga lokalet e Prishtinës.

Nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur në orën 4 e 20 të ditës së sotme në rrugën “Fehmi Agani” është plagosur M.Sh(56 vjeçar) i cili është dërguar në QKU.

“Pak minuta pas marrjes së informatës, policia në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ka arritur të ndalojë automjetin Golf V, me të cilin, njëri nga personat e dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ku dhe kanë arrestuar të dyshuarin”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, i arrestuari është Z.B, 22 vjeç, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Hetuesit rajonal lidhur me rastin në fjalë, kanë konfiskuar : automjetin Golf V, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Kosovës për ekzaminim, një revole me gaz si dhe 12 gëzhoja (të AK47), të cilat janë gjetur në automjet.

Aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policor janë në kërkim të katër personave të tjerë të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

 

Exit mobile version