Site icon PrishtinaPress

Versioni i Ministrit serb për atentatin ndaj Ivanoviq: Vrasësi ka ateruar në Tiranë, pastaj ka shkuar në Prishtinë…

Ministri i Brendshme Bratislav Gashiq tha sot në seancën e Kuvendit se dihet se kush e vrau Oliver Ivanoviqin dhe se autoritetet hetuese serbe kanë vërtetuar gjithçka.

“Këta libra janë këtu. Këtu është gjithçka për të cilën kanë punuar shërbimet dhe kanë vërtetuar se kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit… Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi. Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi dhe kërkuam nga autoritetet gjermane, nën mbrojtjen e të cilëve ndodhet aktualisht ai person, të na japin informacion. Kemi foto nga aeroporti i Tiranës kur ka zbritur, kur ka hyrë në Prishtinë, foto kur ka hyrë në banesë. Kërkesa jonë e vazhdueshme ishte që partnerët tanë të na siguronin pamjet e kamerave satelitore. Ata thonë se nuk munden sepse ishte me mjegull. Na jepni pamjet, bashkohuni me ne në hetimin e gjithë kësaj. Një gjë, e cila është shumë e rëndësishme, askush nga ju nuk u shoqërua me Oliver Ivanoviqin, aq sa bënë Aleksandar Vuçiqin dhe Bata Gashiqin. Askush nga ju nuk u kujdes për familjen aq sa Vuçiq, derisa Oliver Ivanoviqi ishte në burg”, tha Gashiq.

“Bëhet fjalë për dy inspektorë që tentojnë të mbajnë pozitat e tyre”, vazhdoi ai

Exit mobile version