Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të shiut, në sistemin e “Ibër Lepencit” është shfaqur turbullirë e lartë.
Kjo ka bërë që impianit i ujit në Shkabaj të ndërpresë trajtimin e ujit.
Sipas njoftimit, në orën 14:00 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës.
“Po bëhen përpjekje maksimale që ta përballojmë situatën e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë. Ekipet janë në teren” thuhet në njoftim.