12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

“Vërshimet, shembjet e dheut…”, policia me apel për qytetarët e Republikës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ende po vazhdojnë aktivitetet e njësive policore në zonat e përfshira nga vërshimet.

Ndërsa, pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve gjatë ditës së djeshme dhe në mbrëmje, kryesisht në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit, sot ka filluar të bije niveli i ujit, kurse aktivitete policore në ato rajone vazhdojnë të jenë aktive.

“Nga raportime e njësive policore nga tereni, raportohet se në rajonin e Drejtorisë Rajonale Policore (DRP) Mitrovicë Jugu, kryesisht në Skenderaj dhe Mitrovicë Jug, niveli i ujit ka rënë, në disa ndërtesa në katet përdhese ka ende uji, në disa vende ka sasi uji i cili nuk është tërhequr krejtësisht. Njësitet policore janë në teren dhe po ballafaqohen me detyra përfshirë ndihmën për qytetarët dhe sigurinë në trafik. Aktivitetet po koordinohen me institucionet komunale dhe ato qendrore. Në rajonin e DRP Mitrovicë Veri niveli i ujit ka rënë, ka pasur intervenime nga kompani në pastrimin për heqjen e dheut e gurëve nga rrugët dhe rrugët janë të qarkullueshme, nuk ka pasur dëme në njerëz. Në Istog, në katër fshatra të kësaj komune, ku ka pasur vërshime dje, sot niveli i ujit ka rënë. Po ashtu në disa fshatra të Podujevës ka pasur vërshime dje, sot niveli i ujit ka rënë edhe pse ende jo tërësisht”, thuhet në njoftim të PK-së.

Policia gjithashtu apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave dhe po ashtu apelon që për çdo rast të kërkesave për ndihmë, qytetarët të thërrasin në numrat përkatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img