Site icon PrishtinaPress

Vërshimet që morën jetë në Pejë, IHMK lëshon një paralajmërim për sot

Edhe gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje shiu në rajonin e Dukagjinit.

Besim Aliu nga Instituti i Metorologjisë së Kosovës bëri të ditur se reshje shiu do të ketë pasdite në këtë rajon.

“Sot pasdite pritet të ketë sërish reshje shiu në rajonin e Dukagjinit”, tha ai.

Ndryshe, të shtunën si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në qytetin e Pejës janë shkaktuar vërshime.

Nga vërshimet kanë humbur jetën një nënë së bashku me birin e saj, ndërsa janë lënduar disa tjerë.

Gjithashtu ka pasur edhe dëme të shumta materiale, uji ka dëmtuar vetura si dhe ka depërtuar në brendi të disa shtëpive.Institucionet e shtetit kanë ofruar gjithë kapacitet që të ndihmohen qytetarët në Pejë.

Exit mobile version