Site icon PrishtinaPress

Vërshimet në Shqipëri, Rama: Shteti shqiptar në gatishmëri për t’i shërbyer popullit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për situatën pas përmbytjeve dhe vërshimeve të mëdha si pasojë e reshjeve të shiut.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se të gjitha institucionet shtetërore janë duke punuar për menaxhimin e kësaj situate.

“Mirëmëngjesi dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e ushtrisë, emergjencave civile, policisë, punonjësit e OSHEE-së, shëndetësisë, bujqësisë, bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama./Prishtinapress/

Exit mobile version